biografia – Shqip


Elvira Dones lind në Durrës e rritet në Tiranë. Fillon të drejtojë programe televizive në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare. Në vitin 1984 diplomohet në letra anglese e shqipe në Universitetin shtetëtor të Tiranës.
Në vitin 1988 largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Zvicër. Në 1997 boton romanin e saj të parë, “Dashuri e huaj” (përkthyer në gjuhën italiane me titullin “Senza bagagli”). Në tokë helvetike shkruan nëntë vepra narrative (shtatë romane e dy vëllime me tregime); skenarë filmash për kinemanë e televizionin; realizon si gazetares-regjisore një sërë dokumentarësh televizivë. Në periudhën 2004-2015 Elvira Dones jeton e punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krye në Washington D.C. e më pas në Kaliforni, në zonën e San Francisco-s.
Në fund të vitit 2015 kthehet në Zvicër.
Elvira Dones lëvron letërsinë në gjuhë shqipe e italiane. Vepra e saj letrare është përkthyer në disa gjuhë.

Vepra letrare:

LUFTË E VOGËL E PËRKORË,
roman
shkruar në gjuhën italiane,
titulli origjinal:
PICCOLA GUERRA PERFETTA,
Einaudi, Torino, 2011

përkthyer në gjuhën shqipe nga Adrian Beshaj;
botuar nga Botimet Dudaj, Tiranë, 2012


gjuhën gjermane:
KLEINER SAUBERER KRIEG,
përkthyer nga Adrian Giacomelli,
Ink Press, Zürich, 2018


gjuhën franceze:
UNE PETITE GUERRE PARFAITE,
përkthyer nga Leila Pailhès,
Éditions
 Métailié, Paris, 2013

HANA,
roman

shkruar në gjuhën italiane,
titulli origjinal:
VERGINE GIURATA,
Feltrinelli, Milano,  2007

*** Fitues i Çmimit Fondazione Carical Grinzane Cavour 2008  ***

përkthyer në gjuhën shqipe nga Roland Sejko;
botuar nga shtëpia botuese Sejko, Elbasan, 2007

gjuhën angleze:
SWORN VIRGIN,
përkthyer nga Clarissa Botsford,
And Other Stories, High Wycombe, UK, 2014


gjuhën gjermane:
HANA
përkthyer nga Adrian Giacomelli,
Ink Press, Zürich, 2017

 
gjuhën polake:
ZAPRZYSIEZONA DZIEWICA, 
përkthyer nga Anna Gogolin,

DodoEditor, Cracovia, 2010

MË PAS HESHTJA,
roman (origjinali në shqip),
botimet Sejko, Elbasan 2004

 
italisht:
I MARI OVUNQUE,
përkthyer nga Rovena Troqe,
Interlinea, Novara, 2007

I LOVE TOM HANKS (PËRRALLA MODERNE),
vëllim me tregime (origjinali në gjuhën shqipe),
shtëpia botuese Sejko, Elbasan, 2002;
ribotuar nga Botimet DUDAJ, 2010

DITË E BARDHË E FYER,
roman (origjinali në gjuhën shqipe),
botimet Sejko, Elbasan, 2001,
ribotuar nga Botimet DUDAJ, 2010

 
italisht:
BIANCO GIORNO OFFESO,
Interlinea, Novara 2004

YJET NUK VISHEN KËSHTU,
roman (origjinali në gjuhën shqipe),
botimet Sejko, Elbasan, 2000,
ribotuar në shqip nga Botimet DUDAJ, 2009

gjuhën italiane:
SOLE BRUCIATO,
Feltrinelli, Milano, 2001,

*** Fitues i Çmimit Latisana per il Nord-Est 2001 ***

gjuhën franceze:
SOLEIL BRÛLÉ,
Editions Anne Carrière, Paris, 2005

LULE TË GABUARA,
vëllim me tregime shkruar në gjuhën shqipe,
shtëpia botuese Onufri, Tiranë 1999

KARDIGAN,
roman shkruar në gjuhën shqipe,
shtëpia botuese Çabej, Tiranë 1998

DASHURI E HUAJ,
roman shkruar në gjuhën shqipe,
shtëpia botuese Çabej. Tiranë 1997


gjuhën italiane:
SENZA BAGAGLI,
përkthyer nga Alba Molla,
Besa editrice, Nardò (LE), 1998,
ribotuar në 2012

(romanet YJET NUK VISHEN KËSHTU, DITË E BARDHË E FYER e MË PAS HESHTJA bëjnë pjesë në një trilogji të titulluar “Trilogjia e dhembjes”)

Vepra në fushën e filmit dokumentar televiziv:

Në kërkim të Brunildës, (“Cercando Brunilda”, 2003, me bashkautor Mohammed Soudani), dokumentar investigativ i metrazhit të gjatë mbi trafikun njerëzor mes dy anëve të Adriatikut. Prodhuar e transmetuar nga RSI – Radiotelevisione della Svizzera italiana. Përfshirë në seleksionin final të Çmimit të gazetarisë investigative Ilaria Alpi, Itali 2004.

I ngujuar, (“Inchiodato”, 2004, në bashkëpunim me Fulvio Mariani), dokumentar i metrazhit të gjatë mbi gjakmarrjen në Shqipërinë e veriut. Prodhuar e transmetuar nga RSI – Radiotelevisione svizzera di lingua italiana.

Fitues i Çmimit FIPA d’argent në seksionin “Grands Reportages et faits de societé” në “Festival International des Programmes Audiovisuels” (FIPA, Biarritz, France, 2005);

Fitues i titullit Miglior reportage në “Premio internazionale del documentario e del reportage mediterraneo” (Siracusa, Italia, 2005)

Klienti dhe vajza (“Il cliente e la ragazza”, 2005), dokumentar narrativ mbi botën e nëndheshme të klientelës së prostitucionit në territorin italian. Prodhuar e transmetuar nga RSI – Radiotelevisione della Svizzera italiana.

Virgjëreshat e betuara (titulli origjinal: “Vergini giurate / Sworn Virgins”, 2006, bashkëprodhim mes RSI – Radiotelevisione svizzera dhe  Dones Media).

Fitues i çmimit Best Documentary film në Baltimore Women’s Film Festival, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2007.  Shpërndarë në Amerikën e Veriut nga Filmakers Library.


Print pagePDF pageEmail page